Cfarë është prediabeti?

rediabeti është një gjendje e trupit që paraprin diabetin. Identifikimi i personave me prediabet është shumë i rëndësishëm për parandalimin e diabetit.
Prediabet quhet kur:
— Glicemia esëll: 100-126 mg/dl
— Glicemia 2 ore pas ngarkesës me glukoze 140
– 200 mg/dl
Diagnostikimi i prediabetit është shumë i rëndësishëm sepse në këtë stad nese personi bën përmirësime të rëndësishme në stilin e jetesës (dietë e aktivitet fizik) mund të parandalojë ose vonojë shfaqjen e diabetit.
Rreziku i zhvillimit të diabetit mund të reduktohet nëse merren parasysh këto masa:
1. Të mbahet një peshë e shëndetshme (BMI midis 19-25 kg/m2)
2. Të kryhet aktivitet fizike, 30 minuta, të paktën 3 herë në jave. Këshillohet ecja me hap të
shpejtë, biçikleta, noti etj. Sado pak aktivitet fizik të kryhet është më mirë sesa aspak.
3. Të mos qëndrohet më shumë se 90 minuta ulur pa lëvizur (si p.s.h gjatë një filmi ose
punës në kompjuter).
4. Ushqim i shëndetshëm – Ushqim i shpeshtë, por në sasi të vogla duke përdorur 3 vakte
në ditë, 2 nën-vakte, 3 fruta në ditë (kujdes nga frutat me shumë sheqer si p.sh. fiku rrushi
dhe banania). Konsumimi i sa më shumë perimeve. Përdorimi i sa më pak yndyrave dhe
i ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri.
5. Të pakësohet sasia e alkoolit që konsumohet.
6. Të mos pihet duhan pasi ai dëmton enët e gjakut duke rritur rrezikun për zhvillimin e
ndërlikimeve të diabetit, si p.sh. sëmundjet e zemrës, insultet cerebrale e këmbën diabetike.
7. Të këshillohet që pacientet të vijnë në mënyrë sistematike në vizita për të mbajtur nën kontroll nivelin e glicemisë në gjak.

Print Friendly, PDF & Email