Çfarë e shkakton diabetin, cilat janë llojet e ndryshme të tij dhe si mund të trajtohet?

Duke parë dyfishimin e numrit të njerëzve me diabet  është e rëndësishme që njerëzit të edukohen rreth simptomave, shkaqeve dhe efekteve të gjendjes kronike.

Aktualisht janë rreth 3,7 milionë raste të diagnostikuara me diabet në të gjithë vendin, me shumë të tjerë që rrezikojnë të diagnostifikohen me këtë sëmundje për shkak të faktorëve siç është obeziteti i fëmijërisë.

Pra, cilat janë simptomat e diabetit, si shkaktohet dhe si mund të trajtohet?

Ja gjithçka që duhet të dini:

Çka është diabeti dhe si shkaktohet?

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Këtë e bën duke zbërthyer glukozën që gjendet në gjakun tuaj në mënyrë që të mund të përdoret për energji, shpjegon Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të Tretjes dhe të Veshkave.

Kur një person vuan nga diabeti, kjo nënkupton se pankreasi i tij nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm ose fare insulinë për ta zbërthyer glukozën në gjakun e tij.

Ndërsa bota e shënon Ditën Botërore të Diabetit më 14 nëntor, le të hedhim një vështrim në disa mënyra për të shmangur diabetin.

Diabeti, një formë e sëmundjes metabolike, shkaktohet kur sasia e glukozës në gjak rritet si rezultat i prodhimit të pamjaftueshëm të insulinës nga pankreasi. Ekzistojnë dy lloje të diabetit. Derisa shkaku për tipin 1 mbetet i panjohur dhe nuk mund të parandalohet, deri në 80 për qind të rasteve të diabetit të tipit 2 mund të parandalohen duke bërë ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetesës. Për të shënuar Ditën Botërore të Diabetit më 14 nëntor, le të hedhim një disa mënyrave për të shmangur këtë sëmundje.

1.Pini ujë para ushqimit

Pini një gotë të madhe me ujë 10 minuta para ushqimit, pasi kjo mund të ndihmojë me humbjen e peshës së fituar nga diabeti dhe nuk ju lejon të hani tepër. Kjo do të bëjë që stomaku juaj të ndjehet plot dhe t’i zvogëloni porcionet për rreth 85 gram në ditë.

2.Përdorni pjata dhe lugë të vogla.

Një mënyrë tjetër për të humbur peshën e fituar nga diabeti është përmes përdorimit të lugës së çajit, pirunit të sallatës, ose pirunit për fëmijë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të hani kafshata më të vogla. Gjithashtu, zëvendësoni pjatën tuaj të zakonshme me një pjatë më të vogël që e përdorni gjatë vaktit të mëngjesit për të konsumuar racione më të vogla.

3.Hani ngadalë.

Mos e gëlltitni ushqimin tuaj! Merreni shtruar dhe hani ngadalë, pasi stomakut tuaj i nevojiten 20 minuta që ta dërgojë sinjalin në tru që jeni ngopur. Është shumë e rëndësishme që njerëzit që vuajnë nga diabeti të mbajnë peshën e duhur, prandaj përpiquni të mos hani tepër.

4.Fikni televizorin

Shikimi i televizorit gjatë kohës së ngrënies është një zakon i shpeshtë, por a e dini se ju në fakt përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë këtij procesi? Ky zakon mund të shqetësojë përpjekjet tuaja për humbjen e peshës së fituar nga diabeti. Prandaj, provoni të dëgjoni muzikë të qetë derisa hani.

5.Bëni ushtrime fizike në shtëpi.

Qëndrimi në formë dhe mbajtja nën kontroll e sheqerit të gjakut janë të domosdoshme për një pacient me diabet. Nëse nuk jeni person që kalon kohë në natyrë ose nuk ju pëlqen të shkoni në palestër, thjesht lëshoni muzikën dhe bëni ushtrime fizike në shtëpi duke shikuar një DVD fitnesi për të djegur kalori. Ata që mërziten me orarin e stërvitjeve rutinore mund të përdorin hapa të vallëzimit bashkëkohor si një mënyrë efektive ushtrimi.

6.Shfrytëzoni shkallët

Edhe kur jeni në punë duhet të menaxhoni diabetin thjesht përmes aktivitetit fizik. Shmangni ashensorët dhe shkallët lëvizëse dhe përdorni shkallët në vend të tyre. Në zyrë, ecni deri tek tavolina e kolegut për t’i dhënë një porosi në vend që të dërgoni një email ose t’i dërgoni mesazh në pajisje komunikimi.

7.Hani më tepër perime

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë shumë të rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti pasi kjo ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Pra, zgjidhni perime pa niseshte siç janë spinaqi, brokoli, lulelakra dhe karota pasi ato kanë nivele të ulëta të karbohidrateve.

8.Përzgjidhni ushqime të konservuara me nivele të ulëta të natriumit

Natriumi i tepërt rrit rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, të cilat janë komplikime të zakonshme të diabetit. Pra, në rast se duhet të blini ushqime të ngrira për shkak të mungesës së kohës, gjithmonë përzgjidhni perime të konservuara me nivele të ulëta të natriumit pasi ato qëndrojnë të freskëta për periudha më të gjata.

9.Zvogëloni përdorimin e vajit

Për të mbrojtur zemrën dhe për të ulur kolesterolin e keq, shmangni përdorimin e tepërt të vajit dhe gjalpit në ushqimin tuaj. Për fërgim dhe pjekje, përdorni sprej jongjitës ose supë me kripë të ulët. Vajrat më të shëndetshme për gatim për diabetikët janë vaj arre, vaj lini dhe vaj kanola.

10.Përfshini drithërat e parafinuara në dietën e përditshme

Zgjidhni ushqime me pak ose aspak sheqer të shtuar për të zvogëluar marrjen e kalorive, siç janë buka nga gruri i parafinuar, orizi ngjyrë kafe, tërshëra dhe misri i parafinuar. Ata nuk janë vetëm të dobishme për shëndetin e tretjes, por gjithashtu përmbajnë vitamina, minerale dhe fitokemikale të shëndetshme.

11.Kujdesi shëndetësor gjithëpërfshirës

Përveç konsumimit të ushqimeve me vlera ushqyese dhe ushtrimeve të rregullta, mendja e lumtur dhe pozitive gjithashtu ndikon në mbajtjen e trupit tonë të shëndetshëm. Leximi i një libri, dalja në shëtitje me qenin, bërja e një dushi të gjatë, shkuarja disa ditë në pushime, ose thjesht meditimi mund t’ua qetësojnë nervat dhe relaksojnë trupin.

Sasia e glukozës në gjak që trupi juaj posedon zakonisht varet nga ushqimet që i konsumoni, prandaj nëse konsumoni ushqime me sheqer, niveli i sheqerit në gjak do të rritet.

Për këtë arsye, personat që konsumojnë sasi të tepërt të sheqerit kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me diabet.

Megjithatë, diabeti mund të varet edhe nga gjenetika, shpjegon Diabetes.co.uk.

Cilat janë llojet e diabetit?

Ekzistojnë dy lloje të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2.

Kur një person vuan nga diabeti i tipit 1, kjo nënkupton që trupi i tij nuk prodhon fare insulinë.

Mayo Clinic shpjegon se shkencëtarët nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vërtetë të diabetit të tipit 1, duke e konsideruar gjenetikën si faktorin më të mundshëm.

Derisa diabeti i tipit 1 zakonisht evidentohet tek fëmijët, ai mund të diagnostikohet në çfarëdo moshe.

Kur një person vuan nga diabeti i tipit 2, kjo nënkupton që trupi i tij ose nuk është në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose insulina që prodhohet nga pankreasi nuk është e efektshme sa duhet, shpjegon Diabetes UK.

Derisa gjenetika mund të luajë rol të rëndësishëm që një person të diagnostifikohet me diabet të tipit 2, ai gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë si p.sh. nëse personi në fjalë e ndjek një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Simptomat e diabetit të tipit 1 ose të tipit 2 mund të përfshijnë lodhjen, humbjen e pashpjegueshme të peshës, etje të tepruar dhe urinim të shpeshtë.

Si mund të trajtohet diabeti?

Për personat me diabet është thelbësore të bëjnë gjithçka që munden për ta menaxhuar nivelin e sheqerit në gjak.

1.Këtë gjë mund ta bëjnë duke e zvogëluar sasinë e sheqerit që e konsumojnë, dhe duke përfshirë në dietat e tyre ushqime të shëndetshme si: pemë, perime, peshk, arra dhe drithëra të pasura me fibra.

2.NHS-ja gjithashtu rekomandon mbajtjen e një mënyre jetese aktive dhe kryerjen e testimeve të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

3.Personat me diabet të tipit 2 mund të kenë nevojë të përdorin medikamente për të zvogëluar sasinë e glukozës në gjak. 4.Ndërsa, personat me diabet të tipit 1 duhet ta trajtojnë atë me injeksione ose pompa të insulinës, çdo ditë.Për llojin dhe sasinë e insulinës që ju nevojitet duhet të diskutoni me mjekun

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira
Print Friendly, PDF & Email