Çështja e diabetit është gjithëpërfshirëse në çdo fushë dhe drejtim. #VrapoPërDiabetin

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

Ne si pjesë e këtij komuniteti kemi ngritur Shoqatën e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet me qëllimin gjithëpërfshirës, i cili është:
– Angazhimit për të promovuar dhe mbështetur të drejtën legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të njerëzve me diabet në shoqërinë shqiptare, duke u bazuar në respektimin dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e publikut, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara.
– Si dhe të kontribuojnë në fuqizimin e njerëzve që jetojnë me diabet për të bërë një jetë të pavarur dhe promovimin e edukimit me metodat dhe terapitë bashkëkohore të aplikuara në trajtimin e diabetit.

Maraton Tirona

Diabeti vrapon dhe përhapet duke mos përfillur asnjë lloj përpjektje njërëzore. Eja dhe ti për të të ndalur fatkeqësinë e diabetit dhe ta realizojmë këtë mur me hashtagun #VrapoPërDiabetin, sot më datë 13-Tetor-2019 në Tiranë, Shqipëri (Albania).

Kjo nismë do të japi lehtësim të komunitetit me diabet si dhe ngritje të vëmendjes së së politikave të bursave në Ballkan. Duke motivuar që këtë problem shëndetësor ta qasim më pranë lehtësimit të pasojave të panumërta shëndetësore dhe ekonomike. Duke arritur të kuptojmë së bashku këtë problem, duke parë treguesit: 1 në 5 persona me diabet, pa cilësuar dhe me 2 ose 3 në familje.

Kjo nismë duhet përkrahur në çdo drejtim të mundshëm, pse jo dhe me pjesëmarrje!

Bota ka mbështetur dhe nxjerrë shumë finalizues sportista, aq më tepër dhe me diabet, të cilët janë të shumtë. Ata ngelen të gjithë shembuj motivues për fëmijët dhe të tjerë, që jetojnë me diabet. Ejani së bashku ,të jemi iniciator të sportit për një jetë të shëndetshme. Ftesa është e hapur në emër të kauzës së diabetit.  Duke marr shembull nga vrapuesit vullnetarë që sot po vrapojnë për kauzën tone. – #Vrapo_Për_Diabetin



Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira

Per fotografi te tjere mund te klikoni linkun

https://www.facebook.com/pg/www.diabet.al/photos/?tab=album&album_id=2479433012170565&__xts__%5B0%5D=68.ARAlPbYTMEeIVJLeaizehxkZW610mtDutUokaZRUhaQSGMwsfWkRTd3f8byQbCoquUQPcPYpLy93XpXNO8azHLejCPvIckYc7rz7gSZSmuYseltqQXEM6b-kElbGY6KF9-ItjHiblRqH-k9WL-a49qbJRHm1NqubWJNhsb4TwuO1OrmliOrXiNbfiPrS114SuMFFk4HitR166IC9B8mwGRKLB_6Vlsylz_rnBOwyQoAJkNxzbXdqZq1W1RyidpJFjjNY3-3oUDKtSkhW4erphyoWjhzD97h5nlyoARK-bU5O7r_d-4fpgrmp5QKtnkZFRe1LVMSfcDmpgozgzbiPw-xC0A&__tn__=-UC-R

Asim Toro
Drejtori Ekzekutiv i SHFRD

Print Friendly, PDF & Email