Bota “Diabet” dhe çfarë do të thotë të jesh një nënë e një fëmije me diabet?

Kur biri im Landen u diagnostikua me diabet tip 1, kam pasur një ide të predispozuar se çfarë lloj personash janë prekur nga diabeti dhe pse ata janë diagnostikuar.

Tipi 1 është cepi më i errët i diabetit dhe ti fillon të bëhesh një pasagjer ose një spektator në jetën tuaj; i kontrolluar nga errësira dhe frika që shkakton diabeti i tipit 1. Dhe kur këtë e ka  fëmija juaj është konsumuese dhe dëmtuese.

E gjithë jeta juaj fillon të rrotullohet rreth kujdesit për atë fëmijë. Çdo moment i zgjuar me Diabetin e Tipit 1 konsumohet me nevojën time për të kontrolluar, për të menaxhuar dhe për të mos ndjerë se çfarë ka bërë kjo diagnozë për perceptimin tim për veten në pozicionin e nënës.

Kam shkuar  në urgjencën e spitalit shpesh përgjatë këtyre 10 vjetëve. Isha  në realitetin që trupi i Landenit zhvilloi luftë në vetvete dhe ai nuk ishte më i shëndetshëm.

Ai tani kishte për të injektuar në trupin e tij insulinë për të qëndruar gjallë, sepse trupi i tij nuk mund ta bënte më punën për ta mbajtur atë gjallë. Askush nuk e kupton këtë, në qoftë se nuk përballesh vetë.

Ai nuk ishte vetëm në këtë luftë kundër kësaj sëmundjeje, por lufta po e izolonte.

Lufta, edhe kur i mbyll sytë, ajo nuk ndalet. Diabeti bëhet më agresiv gjatë natës.

Qetësi, vetmi, frikë, ndarje, errësirë … por ka dritë. Një ditë ndihem sikur do e ndjek këtë dritë dhe do dal nga kjo gjëndje.  Një ditë unë jam atje duke parë nga dritarja e jetës sime duke ndier ngrohtësinë e dritës,për të mos qenë më të bllokuar nga bota “D”.

Print Friendly, PDF & Email