Beje dhe ti sepse vetem keshtu do jete me lehte!

Sot eshte 2qershor nje dite si nje nga ato te premteve te zeza per mua ku te gjithe fantazmat demonet me sorollaten ne koke.
Si sot nje vit me pare ti si nje semundje epidemike u shfaqe ne jeten e tim biri.
Per mua ishte me shume se vdekje kur me thane qe ti vete jeta ime, djali im kishe diabet. Ditet e para brenda meje ndodhi nje lufte e madhe mes depresionit qe filloi te kaplonte dhe arsyes qe rezistonte.

Ka qene viti me i veshtire i jetes time, ne te dy kishim kaluar shume sprova te medhaja por asgje nuk mund ta krahasohej me kete. Eshte e vertete qe diabeti eshte brenda atij trupit te vogel tendin por dhe brenda meje. Ama ne gjithe kete kohe ti Devin ke qene superheroi ai qe me dhe forcen per te vazhduar perpara.
Nuk e di pse na zgjodhi ne diabeti dhe kete nuk kam per ta mesuar kurre por di qe kurre nuk do e mar si nje te keqe te madhe qe eshte shfaqur ne jeten tone. Dhe kurre nuk do e le qe te na mposhti. Une dhe ti jemi nje skuader e forte nga ata qe mund ti bejne balle cdo stuhie te jetes dhe zoti diabet nuk mundet dot te na mposhte.ne kemi vendosur ta duam diabetin dhe te hecim te tre per dore ne rrugen e gjate te quajtur jete…….,,
Beje dhe ti sepse vetem keshtu do jete me lehte!

Print Friendly, PDF & Email