Bashkëpunime me shërbime të ndryshme për anëtarët e shoqatës, Anëtarësohu në SHFRD

KartaAnëtarsimi

12573812_922331104547438_6877375202724095517_n

 

  • Në Shoqatën e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet nisin anëtarësimet për personat që kanë diabet :
  • anëtarësimi kryhet me pagesë;
  • anëtarësimi kryhet në pikën e kontaktit: Mob: 069 72 58 585; ose me e-mail: diabetike@gmail.com , ose pranw qendres se Shoqates
  • anëtarësimi bëhet për periudhën deri në një vit.
  • Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar :
  • Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportё / çertifikatë);
  • Një foto tё formatit të vogël;
  • Mundësisht një fotokopje të kempit, një nr. kontakti dhe një adresë e-mail.

            Kuota e antarësis është 1.500 Lekë!

             Urojmë të na sygjeroni edhe bashkpuntorë të tjerë, për ju dhe fëmijët tuaj që kanë dhe janë të dobishme.

             Në pritje të bashkpunimeve të tjera!!!

 

 

            Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, me inicialet SH.F.R.D. është një shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse, e regjistruar me Vendim gjykate nr. 3492, datë 05.02.2013, pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, si persona Juridik.

Shoqata është në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve që kanë diabet. Qëllimi i shoqatës tonë është angazhimi për të promovuar dhe mbështetur të drejtën legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të njerëzve me diabet në shoqërinë shqiptare, duke u bazuar në respektimin dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e publikut, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara, si dhe të kontribuojnë në fuqizimin e njerëzve që jetojnë me diabet për të bërë një jetë të pavarur dhe promovimin e edukimit me metodat dhe terapitë bashkëkohore të aplikuara në trajtimin e diabetit..

Për këtë qëllim kemi marrë angazhim për të nënshkruajtur disa “Marrëveshje Bashkëpunimi” duke patur parasysh cilësinë e ofruar në shërbim të antarëve.

Ato janë dhe kanë hyrë në fuqi në momentin kur janë nënshkruar nga të dy palët e përfshira:

  1. Laboratori Neo Style, Shërbim mjekësor e parësor, spitalore ose të stomatologjisë. Klinikë me shumë specialitete dhe laborator mjekësor, laborator klinik biokimik mikrobiologjik dhe gjenetik. Qendër mjeksore, endokrinologji, diabetologji, kardiologji, reumatologji, angiologji, neuropsiqiatri, nefrologji, gastrohepatologji, onkologji, gjinekologji.

Ky laborator e ka qendrën në Tiranë, Rruga Ibrahim Rugova, Ndërtesa Nr.26, Hyrja 20, Kodi Postar 1001, Pallatet e Shallvareve, Shkalla 1, Ap.20

e-mail:                        ylli_z@yahoo.com

Nr. Tel /Mob:            +355(0) 422 48 500 / +355 69 21 95 065

 

Për antarët e Shoqatës së “Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”, Laboratori “Neo Style” do të ofrojë 30% ulje në çdo shërbim të ofruar për antarët të cilët do të paraqiten me kartën e antarsimit.
Ose do të ofrojë 25% ulje në çdo shërbim të ofruar si dhe një konsult tek endokrinologu për antarët të cilët do të paraqiten me kartën e antarsimit

4

2. Qëndra Shqiptare e Syve drejtuar nga Prof. Asc. Ali Tonuzi ofron këto shërbime: Vizita të përgjithshme okulistike. Kirurgji strabizmi; Pterigium; Kirurgji katarakte; Kirurgji Glaukome; Lazer për retinën; Kirurgji vitreoretinale; Trajtim i syrit të verbër të dhimbshëm; Proteza okulare; Plastike e syrit; Hapje e kanalit të lotit endoskopike (pa qepje)

Ky laborator e ka qendrën në Tiranë, Rruga e Dibrës, Ndërtesa Kompleksi Halili, Kati i 2të.

e-mail:                        tonuzi_ali@hotmail.com

Nr. Tel. / Mob:          +355(0) 424 19 087 / +355 69 40 03 600

             Për anëtarët e Shoqatës së “Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”, “Qëndra Shqiptare e Syve” do të ofrojë 20% ulje në çdo shërbim të ofruar për antarët të cilët do të paraqiten me kartën e antarsimit.

5

3. Shake Dance Studio, Zumba, Zumba step,  Aerobi,Latine dance, Yoga, Folk dance, Hip-Hop, Wedding package for all the ages, children to adult dance lessons.

Ky kurs e ka qendrën në Tiranë, Rruga “Beqir Luga” pranë klinikës Sulcebepe, 50m mbi pazarin e ri.

NIPT

e-mail:                        fjoralba.kycyku@gmail.com

Nr. Mob:                    +355 69 57 95 080

Për Shoqatën e “Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet”, “Shake Dance Studio” do të ofrojë 25% ulje në çdo shërbim të ofruar për antarët të cilët do të paraqiten me kartën e antarsimit.

9

Në pritje të bashkpunimeve të tjera!!! J

10867243_640241032775440_502023601_n

Print Friendly, PDF & Email