Aventurë dhe miqësi / Adventure & Friendship

Me rastin e muajit të diabetit, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese aktiviteti i radhës i organizuar prej Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet ishte një udhëtim dyditor me vendndodhje Razëm të Shkodrës. Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave mes të rinjve, ndër të cilët kishte dhe persona me më pak se një vit të diagnostikuar dhe që i bashkoheshin shoqatës për herë të parë.

 

Shpesh herë për të kuptuar se nuk je i vetmi me këtë diagnozë, por ka edhe shumë të tjerë, diagnozë e cila po përhapet me ritme marramendëse, një ciklon i vërtet që po përfshin në vorbullën e vetë persona pa dallim moshe apo kategorie.
Një ndërgjegjësim shpesh herë është i nevojshëm, jo vetëm për të kuptuar veprimet e gabuara por edhe për të thënë brenda vetes që disa elementë janë ata të duhurit dhe duhet të vazhdoj ti ndjek.

Një ndër tematikat e trajtuara ishte dhe ndërthurja e mjekësisë aktuale me atë tradicionale, sesa e besueshme ose jo mund të jetë kjo e fundit dhe sesa element me përbërje bimore mund të ndihmojnë në përmirësimin e vlerave të glicemive dhe hemoglobinës së glukozuar.

 

 

Nuk mund të lëmë pa përmendur rolin e stresit në shfaqjen e një vlere të lartë glicemie, në rastet kur ushqimi, insulina dhe aktiviteti fizik janë të mirë ndërthurur. Për këtë arsye dalja në ajër të pastër, mes gjelbërimit, aty ku mushkëritë marrin frymë ishte dhe është një nga metodat më të mira për tu praktikuar.

 

Pas vizitës në Razëm, jemi kthyer në Shkodër ku është kaluam natën. Për dikë kjo ndoshta ishte dhe eksperienca e parë larg shtëpisë, aty ku duhet të mendonte vetë për diabetin dhe jo një prind që i qëndron gjithmonë nga pas, një mënyrë kjo për një hap drejt të qenurit i pavarur.

 

 

Tjetër temë e trajtuar ishte dhe mardhenia diabet – alkool, një debat që të bënë të reflektosh duke mos ditur nëse alkooli e rrit vlerën e glicemisë sepse ka në brendësi sheqer apo nëse bllokon prodhimin e glukagonit dhe rrezikon hipoglicemi.

 

 

Aktivitete të tilla janë gjithmonë frytdhënëse, sepse ka gjithmonë diçka të re për të mësuar. Nuk je asnjëherë i ditur mjaftueshëm ose i zgjuar mjaftueshëm sa për të thënë dhe për të menduar se i di të gjitha dhe nuk ke më nevojë për informacione shtesë. Jetojmë në një botë ku diabeti është epidemia e shekullit dhe shkenca bënë vazhdimisht kërkime për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

 

Ky takim u mundësua në kuadër të bashkëpunimit të mbështetjes së
Bordin e Çështjeve të mira të përbërë nga Lotaria Kombëtare dhe Ministria e Financës,
Shoqatën e endokrinologjisë dhe rrjetin e Zërit të pacientit,
Kompanit farmaceutike Sanofi, Novonordisk, Accu-Chek Koslabor, Trimed,
dhe Kompanit ushqimore, Kompanin Agna, Ekovolis dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

On the occasion of the month of diabetes, in the context of awareness raising activities, the next activity organized by the Children and Youth Association with Diabetes was a two-day trip to Razme Shkodra. This meeting was aimed at exchanging experiences among young people, including people with less than a year diagnosed and joining the association for the first time.

Often times to understand that you are not alone with this diagnosis, but there are many others, a diagnosis that is spreading at a daunting pace, a real cyclone that is spinning in the vortex of its own regardless of age or category.

Awareness is often needed, not just to understand the wrong actions but also to say within yourself that some elements are the right ones and should continue to follow.

One of the topics discussed was the combination of current medicine with the traditional medicine, how reliable or not it can be the latter and how element of plant composition can help improve glycemic values and glucose hemoglobin.

We can not fail to mention the role of stress in the appearance of a high blood glucose level, when food, insulin and physical activity are well intertwined. For this reason, leaving in the fresh air, between the green, where the lungs breathed was and is one of the best methods to practice.

After the visit to Razm, we returned to Shkodra where we spent the night. For someone this was probably the first experience out of the home, where he should think of diabetes instead of a parent who is always behind him, a way to a step towards being independent.

Another topic treated was diabetes-alcohol, a debate that makes you reflect without knowing if alcohol increases glycemic value because it has sugar in the interior or blocks glucagon production and risks hypoglycemia.

Such activities are always good because there is always something new to learn. You are never wise enough or smart enough to say and think that you know everything and you do not need additional information. We live in a world where diabetes is the epidemic of the century and science is constantly exploring for finding a final solution.

This meeting was made possible in the framework of the cooperation of support The Good Matters Board consisting of: National Lottery and Finance Ministry, Endocrinology Association and Patient Voice Network, Sanofi Pharmaceutical Company, Novonordisk, Accu-Chek Koslabor, Trimed, and Food Company, Agna Company, Ekovolis and representatives of civil society organizations.

Print Friendly, PDF & Email