A e ka detyrim Ministria e Mireqenies dhe Ceshtjeve Sociale sistemimin ne pune te ketyre personave?

Ishte shkurt i vitit 1996. Ate vit dimri ishte shume i ftohte dhe djalin tim te madh e zuri gripi. Shkonte ne klasen e dyte fillore, e mbajtem ne shtepi nja 5 dite derisa i ra temperatura dhe e cojme ne shkolle diten e gjashte .Djali pasi erdhi nga shkolla i hypi perseri temperatura e cojme ne urgjence dhe aty i bene nje serum me glukoze dhe marrim perseri ne shtepi. Ne shtepi ne vend qe te permiresohej u be me keq temperatura e trupit po shkonte drejt 35 grade filloi te ftohej dhe ne te alarmuar shkojme perseri ne spital. Djali gati po binte ne koma diabetike por qe doktoret dhe ne nuk dinim akoma gje.
Shkuam ne shtepine e doktorit pediater, kur ai vjen dhe hyn ne dhome i erdhi era e nje molle te prishur dhe na pyet ne qofte se eshte me diabet. Ne ( prinderit) ngelem te habitur c’ne femija jone me diabet!? Te them te drejten e kisha degjuar kete semundje por nuk e dija qe sulmonte dhe moshat e vogla e dija se zinte vetem moshat e treta. Doktori na thote se nuk do te fillojme asnje lloj terapie pa i bere me pare te gjitha analizat, kur erdhi pergjigja e analizave djali yne rezultonte me diabet duke e patur sheqerin mbi 600.
Harrova t’ju them se im shoq rrinte ne korridor dhe qante ndersa une me sy dhe mendje te tharre nga stresi vrapoja sa andej kendej neper spital, por ne vetvete s’i kisha humbur shpresat. Kur erdhi doktori endokrinolog pa analizat dhe vendosi terapine me insuline, mendoja se kjo terapi do te qe e perkoheshme se djali do t’i kthehej jetes normale, por isha gabuar dhe doktori nuk eshte se na tha ndonje gje rreth semundjes na tha dicka rreth dietes masen se ushqimit, une e tmerruar ne ate kohe dhe injorante rreth semundjes e pyesja doktorin per cdo gje qe duhej t’i jepja per te ngrene.
Me mbarimin e shkolles e marr djalin dhe shkojme ne spitalin pediatrik ne Athine. Fati yne ishte se ishin hapur rruget dhe ne dinim gjuhen greqishten (jemi minoritare). Me analizat qe kishim bere ketu na shtruan plot nje jave, djalit ia bene te gjitha analizat nga fillimi dhe cdo dite ne (djalin dhe mua )na trajnoni duke na shpieguar cdo gje qe kishte lidhje me semundjen, dieten, levizjen, insulinen vendet ku duhej ta bente kur them cdo gje cdo gje. Atehere afer spitalit pediatrik ishte nje qender ku te ofrohej falas keshilla e mjekut endokrinolog, literature rreth diabetit aparate dhe filma per matjen e sheqerit shiringa dhe insuline falas etj qe nuk i mbaj mend te pakten u ndjeva mire sepse ndieja qe dikush profesionist pervec prinderve interesohej per keta femije dhe ndermjet tyre edhe djali im.
Ne ate kohe s’kishin dale akoma penat dhe shiringat na i dhane me canta edhe insulinat gjithashtu. U kthyem ne Shqiperi dhe na duhej te vazhdonim jeten ai ne shkolle dhe ne ne pune kohet ishin te veshtira sepse vjen viti 1997 dhe ne kete vit te mbrapsht streha jone u be Greqia une dhe djali i madh ne Greqi dhe burri me te voglin ne Shqiperi. Ne vazhdonim kontrollet periodike ne spital derisa edhe djali u ndergjegjesua se do te jetonte bashke me kete semundje pergjithnje.
5 vjItet e para kam qene si e ngrire pas djalit duke qene se jemi vend bregdetar (Sarande) dhe djali shkonte ne det me shoket ndersa tani jo, tani shqetesohem se ku do te punoje kush do te na ndihmoj te gjej pune (ka mbaruar 5 vjet per laborant )dhe detyrimisht me lindin disa pyetje:
1- A e ka detyrim Ministria e Mireqenies dhe Ceshtjeve Sociale sistemimin ne pune te ketyre personave?
2- A duhet te trajtohen me KEMP keta persona per vete shpenzimet qe kane per kontrollin periodik? etj etj qe do t’i shkruaj ne vazhdim.
TUNG !

Print Friendly, PDF & Email