PËRMBLEDHJA

Duhet të theksojmë se analiza dhe të gjitha materialet e lartpërmendura rimbursohen jo vetëm në vendet e Europës po madje edhe në vendet e rajonit si Itali dhe Maqedoni.

Është për të ardhur keq që në vendin tonë nuk rimbursohen dhe pacientët me diabet dëmtohen çdo ditë të jetës së tyre duke mbritur pranë vdekjes së përshpejtuar pas shumë shpenzimeve dhe vuajtje shëndetsore!

 

Nuk kërkojmë që të ketë një plan veprimi për të synuar të arrijë këto objektiva madhorë lidhur me Diabeti në vendin tonë :

 

  • Rishikimin e barrës së Diabetit në vendin tonë (jo vetëm në terma të prevalencës por edhe nga perspektiva e madhësive të tjera të barrës së sëmundjes të tilla si DALY – vitet e jetës të kontrolluar për paaftësinë)
  1. Rishikimi i të gjithë studimeve për Diabetin në vendin tonë dhe vlerësimi i barrës së kësaj sëmundjeje në terma të prevalencës dhe DALY;
  2. Ndërmarrja e studimeve në popullatë për saktësimin e prevalencës së diabet

 

  • Themelimin dhe konsolidimin e Aleancës për Diabetin në Shqipëri (ADA – Albanian Diabetes Alliance) me pjesëmarrjen e Ministrive përkatëse, Institucioneve të tjera, profesionistëve të shëndetit, pacientëve diabetikë, organizatave jo-qeveritare dhe grupeve vullnetare në funksion të kontrollit më të mirë të kauzës Diabetike;

 

  • Krijimi i rrjetit të Aleancës për Diabetin në Shqipëri, me qëllim “Pacienti në qendër të vëmendjes”

 

  • Monitorimin dhe analizën e detajuar e të dhënave të “check-up”-it për diabetin në popullatën 40-65 vjeç.

Prevalenca e hiperglicemise

– Prevalenca e diabetit

– Kontrolli dhe menaxhimi i diabetit

– Keshillimi i popullates

– Menaxhimi i faktoreve të rrezikut

 

  • Krijimi i bërthamës së regjistrit të Diabetin (dhe sëmundjeve të tjera kronike me faktorë rreziku të ngjashëm me Diabetin).

Trajnimi i stafit shëndetësor në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor lidhur me regjistrimin e të dhënave për pacientët diabetikë.

 

  • Shtim dhe zgjerim të orëve mësimore në për shkollat e mesme në lidhje me këtë sëmundje duke theksuar aktivitetin fizik dhe konsumimin e ushqimeve të dobishme dhe pak të dëmshme.

 

Mendojmë se është çasti që me bashkimin tonë si përfaqësues të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, ta ngrejmë zërin me më forcë që të dëgjohet dhe të përkrahemi për të drejtat dhe kërkesat e treguara më poshtë:

Print Friendly, PDF & Email