Kush eshte Diabeti

Image may contain: one or more people and close-up

Diabeti nuk është ajo copa jote e tortës apo ai ushqimi tek McDonald’s me patate të skuqura, apo çdo gjë që ti e shikon të mbuluar me sheqer. Diabeti është një vajzë 18 vjeçe e ulur në dyshemen e banjos së vetë që dridhet dhe nuk arrin dot të marri frymë sepse niveli i sheqeri në gjak ka rënë përtokë dhe shpreson që telefoni i gjyshes së saj të jetë afër në mënyrë që ti dërgoj një mesazh për ti kërkuar pak sheqer duke qenë se nuk ka fuqi të flasi dhe dhoma i sillet vërdallë. Diabeti është një fëmijë 9 vjeç që kërkon të luaj jashtë me shokët dhe përfundon në urgjencë sepse nuk e kuptoi që sheqeri po ulej dhe i ra të fikët.
Diabeti është një vajzë 32 vjeçare që ka marr lajmin e mirë se është shtatzënë dhe që më në fund mund të ndërtoj familjen që gjithmonë ka ëndërruar, por që në vend që të festoi është e tmerruar nga frika se mos niveli i sheqerit në gjakun e saj nuk shkon baraz me hormonet që ka në trup dhe se kjo gjë mund ta vrasi fëmijën e saj përpara se ajo ta shoh, ose mund të vrasi atë vetë.
Diabeti është një vajzë 3 vjeçe që nuk arrin ta kuptoi pse nëna e saj duhet ta shpoj me një shiringë sa herë që ajo ushqehet, dhe pse duhet t’ja bëjë këtë vetëm asaj dhe jo vëllait të vetë.
Diabeti është një vajzë 4 vjeçe e cila ka humbur jetën sepse një doktor nuk e kuptoi që ajo kishte diabet, i dha diagnozë si gjendje gripale, dhe ajo përfundoi viktimë e një ketoacidoze diabetike, që ndodh kur gjaku yt kthehet praktikisht në acid për shkak të mungesës së insulinës në trupin tënd dhe sulmon organet e tua.
Diabeti mund të jetë nëna jote, komshiu yt, kushëriri yt. Diabeti nuk është ai burri mbipeshë që sheh në televizion. Nuk është diçka që njerëzit pyesin apo japin. Është një sëmundje që kur vendos të sulmoi nuk pyet nëse ti je 2 muajsh apo 73 vjeç. Nuk pyet nëse ti ha Big Mc dhe McChicken çdo ditë të jetës tende apo ha shëndetshëm dhe shkon në palestër përditë.

Diabeti jam unë. @Klau Kostaj

Lotaria Kombetare dhe Bordi i Ceshteve te Mira
Print Friendly, PDF & Email