Pergjate Nentor 2019 Shoqata e Femijeve dhe te Rinjve me
Diabet (SHFRD) organizoi ne bashkepunim me Lotarinë Kombëtare, Bordin e Cështjeve të Mira, Kompanine SALVUS AL dhe Ministrine e Arsimit shperndarjen e fletepalosjeve ne ambjentet e shkollave. 

Pergjate muajit Nentor ndryshe muaji i Diabetit, ne mbare boten behen organizime me qellim ndergjegjesimin e njerezve mbi kete semundje. Dita 14 Nentor eshte Dita Boterore e Diabetit. Diabeti nuk prek vetem moshat e medha, por edhe ato të vogla.

            Ne si shoqate pacientesh te Femijeve dhe te Rinjve me Diabet, me mbeshtetjen e bashkepuntoreve tane realizuam shperndarjen e informacioneve per parandalimin e kesaj semundje dhe promovimin e nje stili te shendetshem jetese qe ne femijeri. Shkollat jane vendi i duhur per t’ia nisur me edukimin per kujdesin e shendetit dhe ne veçanti njohjen me shenjat e diabetit. Kjo gje do te sjelli dhe informim dhe perkujdesje te prinderve te tyre.

Print Friendly, PDF & Email