25 vite më parë fitova diabetin e quajtur në atë kohë si sëmundja e sheqerit.

25 vite më parë fitova diabetin e quajtur në atë kohë si sëmundja e sheqerit. Ishte e tmershme të kishe një fëmijë 5vjeç me diabet për faktin e mungesës së mjekëve në rrethe si dhe te materialeve mjekësore që vazhdojnë ende sot. Mamaja dhe të afërmit si fëmija i vogël më kushtuan jetën duke sakrifikuar dhe kujdesur për medikamentet më të mira të quajtur insulin humaloge që më vitin 1990 . Duke bërë të pa mundurën të mundur për fakin se më siguruan insulinë analoge më efektiven. U detyruam të ndryshoja emrin dhe mbiemrin tim dhe te familjes për të arritur mundësinë e vizave për në shtetin Grekë, ku egzaminuam të gjitha vizitat dhe analizat. E tregoj këtë se në vitet 1990 në Shqipëri rimbursohen insulin derri, ku vendet fqinje e kishin harruar që egzistonte prej 10vitesh insulin e derrit, dhe me një herë e flakën insulinën time të rimbursushme.Më egzaminuan të gjitha analizat emundshme, më pas më shtruan dhe më ndryshuan me një herë insulinën efektive të kohës. Ky veprim sodhi me një herë ndryshime të përmirësuar të shëndetit tim, duke kontrolluar sheqerin para dhe pas buke. Para se të kthehesha në Shqiperi më dhanë disa insulin dhe fisha për të kryer matjet rregullisht, po pamundësia ekonomike beri që unë ti përdorja me raste.Insulinat familja vazhdonte ti siguronte rregullisht në shtetin Grek.

 

Vitet kalonjne shume shpejt dhe une u rrita me te njejten insulin homologe te shoqeruar me nje Hemoglobine te glukozuar brenda normave. Kalojne vitet dhe insulinat duhet te ndryshojne per faktorin rritje. Prej 18vitesh insulinat dhe fishat familja vazhdonte ti siguronte ne shtetitin Greke. Erdhi momenti qe prej 18vitesh me shoqeruesin “diabet” te rikonsultoesha serisht me mjekun e per aktivitetitn ushqimin glicemit dhe insulinen…Por mjeku me tregoi qe duhet te beja dhe nje vizit per syte per faktorin e gjate koher.Egazaminimi tregonte gjendjen e venave te gjakut qe kalojne ne sy. Analize qe nuk egazminohej as ne Spitalin “Nene Tereza”.

 

Vecse kjo mjeke qe nuk mund ti tregohet emri (per arsye te kundershtive qe mund te lindin), mund te ofronte kete sherbim ne kliiken private. Takohemi me mjeken ne Spitalin “Nene Tereza” per te na treguar mbi egazminimin e skanerit, por ajo pa u konsultuar aspak me ne dha urdher per hedhjen e pikave te zmadhimit per vizit normale te syve. Pas vizites nisi te pyeste dhe me detaje rreth diabetit dhe pse kishim shkuar, duke i treguar per vitet me kete semundje. Pas kesaj konsulte nga e cila nuk konstatoi asgje nisi marketingun e aparatures qe kishte ne kliniken e saj private. Mbasdite shkova ne kliniken duke paguar viziten 3.000 Leke dhe 12.000 Leke “skanerin”, i cili nxori se pas 18viteteve me diabe kisha 4 pika larg qendres se syrit! Pas 3 vitesh duhet te ri paraqitesha serisht per faktin se eshte pak problem me kaq vite me diabet. Dhe ne 2011 rikthehemi duke u takuar me kasapin ku nisem konsulten pas skanerit, i cili egazaminoi dhe tha se duhet te nisnim reze lazerin per te parandaluar problemet e me tejshme ne shikim. U krijua nje gjendje e rende per shendetin tim dhe per familjen. Nderkohe puna e familjes time u zhvleresua me nje here nga ky rezultat mashtrues. Por miqte dhe konsultat ne vende te ndryshme, u arrit ne perfundimin se nuk qe i nevojshem qe te behej kjo nderhyrje me kosto te larta ekonomike… Nderkohe mesova se mjeket okulist shqiptare jane shume here me te pergatitur se te huajt biznesmene te ardhur ne vendin tone. Madje mesova se ne vendin e ketij mjeku te huaj nuk eshte problem shume i madhe nqs dikush arrin te verbohet nga keto nderhyrje per biznes, dhe numri i pacienteve pa shikim eshte i konsiderueshem. Qe prej vitit 2011-2015, nuk kam bere asnje reze-lazer per syte dhe ndihem mire, por shume shpejt eshte e nevojshme qe te bej nje nderhyrje te lehte pa humbur shikimin.Po ju bej thirrje te gjithe personave qe kane diabet, te bejne kujdes me amatoret biznesmen, te cilet ne Shqiperi nuk jane te paket, qe te kuptojne se cdo te thote te jesh i varur nga demtimi i syve dhe te kesh kujdestarine cdo moment. te te shtohen kostot pas kostotove duke prekur fillimisht familjen dhe me pas te gjithe shoqerine tone.

Me respekt anetari i Shoqates se Femijeve dhe te Rinjve me Diabet. (“SHFRD)

Print Friendly, PDF & Email