Health for All Project 08/10/2016

Më datë 08/10/2016 Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet të mbështetur nga projekti HAP (Health for All Project) organizoi takimin e parë periodik me anëtarët e komunitetit Kremanar dhe Dizdar, në ndihmesë të Edukatorëve Bashkëmoshatar. Duke nisur një axhend me testim të sheqerit në gjak në cdo ambjent si: shtëpi, bare dhe dyqane. Zhvilluan diskutuar me komunitetin mbi njohurit që kishin për diabetin Tip II dhe duke i siguruar këshilla me gojë dhe fletpalosje të përgatitura. Theksi u vu në shërbimin e ofruar nëper Qëndrat Shëndetsore në bazë të skemës së sigurimeve shëndetsore. Në zbatim të projektin “Parandalimi dhe Kontrolli i Diabetiti Tip II në Komunitetin e Zonës së Fratarit”.

Ky trajnim kishte si synim kryesor celjen e takimeve periodike me anëtarët e komunitetit si dhe vënia në dijeni të shërbimeve të ofruara në Qëndrat Shëndetësore të zonës në bazë të skemës së sigurimeve. Komuniteti ishte i gatshëm për bashkëpunimin me të rinjtë bashkëmoshatarë lidhur me parandalimin dhe kontrollin e diabetit tip II. Pasi mbritëm në zonën Kremanar dhe Dizdar. Filluam të zhvillonim takime në cdo familje, u vu re se kishte mungesë të madhe të informacionit në lidhje me diabetin. Bashkëmoshatarët folën me rradhë rreth informacioneve për diabetin për shenjat e tij, përse duhet ta parandalojmë atë, kush mund të ishte i rrezikuar, pasojat dhe parandalimin e diabetit tip II. Përpos kësaj, pjesëtarët e komunitetit ju drejtuan pyetje të ndryshme rreth diabetit ku bashkëmoshatët nuk hasën vështirësira por ishin të gatshëm ti mirë sqaronin. Nga pyetjet e bëra u vu re një mungesë e theksuar informacioni rreth çështjeve që lidheshin me diabetin. Më pas diskutimi vazhdoi me matjet e glicemive ku disa kishin dhe pak sheqer në gjak deri në masën 170 mg/dL. U prezantuan cfarë tregon glicemia?, Çfarë është diabeti mellitus tip II dhe shenjat e tij, Faktorët e rrezikut parandalimi  dhe kujdesi ndaj diabetit etj. Pjesëmarrësit inkurajoheshin që të pyesnin dhe të ishin aktiv duke bërë dhe pyetje të ndryshme.

U realizua një prezantim paraprak mbi komunikimin, format e komunikimit, si duhe të silleshin me pacientet dhe komunitetin. Çfarë duhet të mbajnë parasysh për një komunikim më efektiv.

Në fund të cdo takimi u mbajtën shënim të gjitha rezultatet e glicemive në gjak sipas emrave dhe mbiemrave, dhe kjo për efekt diskutimi me Qëndrën Shëndetsore për të bashkëpunuar për parandalim të diabetit tip II. Edhe vetë komuniteti në masë të gjerë shfaqi interes për t’u konsultuar më tej me mjekun në Qendrën Shëndesore të Fratarit ditën e hënë me datë 10.10.2016.

Numri i pjesmarrësve ishte 75 në total. U realizuan 59 matje glicemie.

 

20161008_11074020161008_110826 20161008_111406  20161008_113218 20161008_11323620161008_121916 20161008_11152320161008_113722 20161008_114319 20161008_114955 20161008_115342 20161008_115610 20161008_115611 20161008_115613 20161008_115622 20161008_120229 20161008_120836 20161008_121341  20161008_121924 20161008_122129 20161008_122155 20161008_122230 20161008_122243 20161008_131924 20161008_132018 20161008_133043 20161008_133103 20161008_133154 20161008_133201 20161008_133246 20161008_143520 20161008_143945

dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav
dav

img-20161008-wa0006 img-20161008-wa0009 img-20161008-wa0010 img-20161008-wa0014 img-20161008-wa0048 img-20161008-wa0049 img-20161008-wa0054 img-20161008-wa0055

 

Print Friendly, PDF & Email